
Lexoni edhe:
Dorëzohet Tuchel: Është budallallëk të mendosh se Chelsea është në garë për titull
Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në janar apo të paktën në verë, pasi bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjes dështuan plotësisht këtë javë.
Bisedimet nuk shkuan siç kishte pritur klubi katalonas dhe kërkesat e Dembeles për vazhdimin e kontratës nuk u plotësuan
Dorëzohet Tuchel: Është budallallëk të mendosh se Chelsea është në garë për titullLexoni edhe:
Sipas mediave në Spanjë, ka mospajtime të mëdha mes palëve në propozimet për pagën.
Megjithatë, Xavi dhe drejtuesit e klubit mbesin me shpresa se marrëveshja mund të arrihet.
Marrëveshja e tanishme e Dembeles mbaron në fund të këtij sezoni, më 30 qershor, dhe ai është i lirë të bisedojë për parakontratë me klubet e tjera nga 1 janari.
Dembele kërkon pagë të cilën klubi nuk është i gatshëm t’ia ofrojë për shkak të telasheve financiare.
(Kosova Sot Online )