Theo në mesin e të kërkuarve nga Chelsea për krahun e majtë

  • S.A /
  • 30 December 2021 - 11:50
Theo në mesin e të kërkuarve nga Chelsea për krahun e majtë

Dëmtimi i Ben Chilwell ka prishur jo pak planet e Chelseat që është hedhur në merkato për të gjetur pasuesin e anglezit, pasi për momentin ka në dispozicion vetëm Markos Alonson. Emrat që po qarkullojnë janë të shumtë, teksa së fundi drejtuesit e klubit londinez kanë kërkuar informacion edhe për francezin e Milanit, Theo Hernandez, i cili po shkëlqen prej dy sezonesh në kampionatin italian.

Theo shihet si futbollisti perfekt për krahun e majtë të mesfushës, pasi ka shpejtësi dhe teknikë të lartë, megjithatë pengesë bëhet Milani, që dëshiron të luajë shanset e tij për titull dhe nuk mund të pranojë largimin e një titullari të padiskutueshëm për pjesën e dytë të sezonit.

Për më tepër, kuqezinjtë kanë nisur punën edhe për rinovimin e kontratës me Theon, që gjithsesi vështirë se do të rrijë shumë gjatë në Milano, pasi kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane.

Alternativa të tjera për Chelsea-n janë francezi i Everton Lucas Digne, i cili ka prishur raportet me Benitez dhe është me valixhet gati, por edhe rikthimi i parakohshëm nga huazimi, i italobrazilianit Emerson Palmeiri, që aktualisht luan për Lyon.

(Kosova Sot Online )