Gabigol buzë kthimit në Evropë, e do klubi i pasur i Premierligës

  • S.A /
  • 30 December 2021 - 11:57
Gabigol buzë kthimit në Evropë, e do klubi i pasur i Premierligës

Era arabe ka nisur prej më shumë se dy muajsh te Newcastle, por vetëm gjatë merkatos së janarit pritet të ndjehen efektet, pasi klubi anglez lufton për mbijetesën në Premier League dhe i ka të detyrueshme përforcimet në merkato.

Emra të shumtë janë lakuar si afrime të mundshme te Magpies, megjithatë nuk është aspak e lehtë, pasi futbollistët e mëdhenj nuk joshen të luftojnë për mbijetesë.

Së fundi ka dalë në skenë emri i Gabriel Barbosës, sulmues brazilian i Flamengos, që në të shkuarën ka luajtur edhe një sezon me Interin në kampionatin italian.

Mediat braziliane raportojnë se Newcastle e ka kërkuar sulmuesin në huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro, ofertë kjo që duket se kënaq edhe brazilianët e Flamengos.

(Kosova Sot Online )