Dembele refuzon rinovimin, Barcelona e gatshme ta shesë në janar

  • S.A /
  • 31 December 2021 - 12:10
Dembele refuzon rinovimin, Barcelona e gatshme ta shesë në janar

Një javë më parë dukej se rinovimi i Ousmane Dembélé nuk do të ishte një çështje problematike, por këtë javë të dyja palët janë takuar dhe lojtari francez ka kërkuar rritje rroge.

Dicka të tillë ka refuzuar Barcelona, pak edhe për shkak rë gjendjes së rëndë ekonomike, por edhe për shkak se lojtari gjithë këto vite në Camp Nou, nuk e ka ndihmuar asnjëherë skuadrën kur ka pasur më së shumti nevojë, duke qëndruar më shumë në infermieri sesa në fushë.

Sipas Sport, katalanasit po mendojnë që ta lënë të largohet lojtari që në afatin kalimtar të janarit pasi besojnë se nëse ai nuk rinovon mund të destabilizojë skuadrën.

Problemi është se lojtari nuk mund të arrijë marrëveshje me askënd në janar, dhe duhet të presë verën për të ndërruar ambient.

Juventusi dhe PSG-ja janë skuadrat që kanë shprehur interesim për të në të kaluarën.

(Kosova Sot Online )