Eriksen: Zemra ime s’është pengesë, dua të luaj në Botërorin 2022

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 09:14
Eriksen: Zemra ime s’është pengesë, dua të luaj në Botërorin 2022

Christian Eriksen e ka bërë të qartë qëllimin për t’u kthyer në futboll dhe dëshiron ta përfaqësojë Danimarkën në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Eriksen nuk ka luajtur futboll që prej se e pësoi një sulm kardiak gjatë një ndeshjeje në Euro 2020 dhe si pasojë atij iu vendos një defibrilator në zemër.

Mesfushori 29-vjeçar është lojtar i lirë tani, pasi e shkëputi marrëveshjen me Interin duke qenë se ligji italian nuk ia lejon të luajë në Serie A me një aparat të tillë në zemër.

Erikseni dëshiron ta fitojë kondicionin fizik përsëri dhe të jetë i gatshëm për t’ia dëshmuar trajnerit të ekipit kombëtar se ai mund ta përfaqësojë vendin e vet akoma.

“Synimi im është të luajë në Kupën e Botës në Katar. Dua të duaj. Kjo ka qenë mendësia ime gjatë gjithë kohës. Është synim, ëndërr”, tha Eriksen për televizionin danez.

“Se a do të thirrem në kombëtare apo jo është gjë tjetër, por është ëndërr e imja të rikthehem. Jam i sigurt se do të rikthehem sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam përsëri në formë të lartë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )