Serbi Djokovic i zemëron dhe mllefos australianët

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 10:13
Serbi Djokovic i zemëron dhe mllefos australianët

Australianët kanë reaguar me zemërim dhe mllef ndaj lajmit se tenisti serb Novak Djokovic do të luajë në Australian Open, pasi atij iu lejua të marrë pjesë në grand slamin e parë të vitit edhe ka qenë i vaksinuar.

Për të marrë pjesë në këtë turne, të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut janë të detyruar të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar apo se përbejnë përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

Organizatori i turneut pretendon se tenisti serb nuk është trajtuar në mënyrë të veçantë.

Por australianët – shumë prej të cilëve ende nuk mund të udhëtojnë brenda shtetit apo në botë – i kanë kritikuar ashpër zyrtarët e turneut, politikanët e vendit dhe vetë Djokovicin.

Shefi i Australian Open Craig Tiley tha se 26 atletë kishin aplikuar për përjashtim mjekësor dhe se vetëm një numër të vogël prej tyre i është pranuar kërkesa në përputhje me rregulloret e vendosura nga qeveria federale.

Australianët në përgjithësi janë ankuar pse Djokovicit iu lejua pjesëmarrja, pasi në dy vitet e fundit ata janë përballur me kufizime tejet të ashpra, si vaksinimi i obliguar, testimet e shpeshta, izolimi dhe ndalesa e udhëtimit.

Shumë prej tyre janë ankuar se kanë harruar kur i kanë takuar të afërmit e vet për shkak të kufizimeve të ashpra në vend.

Djokovic, nëntë herë kampion në Australian Open, nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar apo jo.

Grand slami Australian Open nis më 17 janar në Melbourne.

(Kosova Sot Online )