
Babai i Djokovicit: “Nëse nuk ma lirojnë djalin, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”

Reagon babai i Djokovic: “Djalin tim po e mbajnë rob, do të luftojmë…”
Djokovic vazhdon të jetë i izoluar në aeroportin e Melburnit. Ka reaguar babai i lojtarit duke thënë se do të nisi protesta në rrugë.
Novak Djokovic ka mbërritur në Melbourne mëngjesin e sotëm, por nuk është lejuar të futet brenda Australisë, për shkak të një gabimi me vizën.
Tenistit serb nuk po i lejohet të futet në Australi tani për tani për të marrë pjesë në turneun Australian Open, për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.
Tashmë janë bërë më shumë se gjashtë orë që ai është i izoluar dhe për këtë ka reaguar babai, Srdan Djokovic.
“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)