“Do të ishte goditja më e madhe që Florentino ka marrë si president i Realit…”

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 09:26
“Do të ishte goditja më e madhe që Florentino ka marrë si president i Realit…”

Kylian Mbappe vazhdon të jetë çështje e komplikuar.

Lojtari ende nuk ka rinovuar me Paris Saint Germainin dhe raportohet se mund të jetë rrugës për në Madrid.Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë deri në qershor.

Lajmi i keq është emërimi i Zinedine Zidane në stolin e PSG-së, që sipas shumë mediave në Spanjë e Francë, ka shumë gjasa të ndodhë nga sezoni 2022/23.

“Keni qenë kundër të gjithëve, keni duruar gjithçka dhe tani për shkak se mund të vijë Zidane a do të ndryshonit gjithçka? E shoh të pamundur, por nëse do të ndodhte do të ishte goditja më e rëndë që Florentino ka marrë si president i Real Madridit”, tha gazetari Miguel Martín Talavera. 

(Kosova Sot Online )