Vinicius del negativ për COVID-19 dhe kthehet në stërvitje para ndeshjes me Valencian

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 11:41
Vinicius del negativ për COVID-19 dhe kthehet në stërvitje para ndeshjes me Valencian

Vinicius Junior ka lënë prapa ditët e vështira. Lojtari më në formë i Realit, pas disa ditësh izolimi për shkak të COVID-19, ka rezultuar negativ. Ai është kthyer në stërvitje dhe Carlo Ancelotti mund t’ia bëjë një vend në skuadër, qoftë edhe në stol, nëse nuk e sheh të gatshëm fizikisht për të startuar.

Është një lajm i mirë për Carlon para sfidës të rëndësishme me Valencian të shtunën në Santiago Bernabeu.

Braziliani është lojtari më në formë te Madridi bashkë me Karim Benzeman.

Ai është i pazëvendësueshëm dhe deri më tani ka shënuar 12 gola e ka dhuruar 9 asiste.

(Kosova Sot Online )