Pochettino në United, Zidane në PSG

  • S.A /
  • 08 January 2022 - 12:50
Pochettino në United, Zidane në PSG

Mauricio Pochettino nuk ka gjetur rehati te Paris Saint Germain. Sipas The Times, trajneri i Manchester United për sezonin 2022/23 mund të jetë Ten Hag, aktualisht në Ajax.

Por, nga Anglia vazhdojnë të insistojnë se Mauricio Pochettino është i zgjedhuri i djajve të kuq, pasi është pothuajse e pamundur që Rangnick të vazhdojë me Man Unitedin edhe sezonin tjetër.

Edhe më të besueshme bëhen këto spekulimeve kur emri i Zinedine Zidane lidhet me stolin e PSG-së.

Pochettino nuk ka gjetur rehatinë te Parisi dhe klubi do të dëshironte të nënshkruajë me Zidanen që është trajner i lirë. 

(Kosova Sot Online )