Dorëzohet PSG: “Mbappe në Madrid? Është e pamundur ta mbash me zor”

  • S.A /
  • 08 January 2022 - 14:19
Dorëzohet PSG: “Mbappe në Madrid? Është e pamundur ta mbash me zor”

Kampioni i Rally Dakar, njëkohësisht kushëri i pronarit të PSG-së, Nasser Al-Attiyah, mendon se tashmë Kylian Mbappe mund të konsiderohet i Real Madridit. Sipas tij, e ardhmja e Mbappes po bëhet gjithmonë e më e qartë, pasi francezi ka refuzuar të rinovojë me PSG-në. “Mbappe te Real Madridi? Tani dini gjithçka.

Kur dikush dëshiron të largohet, është gati-gati e pamundur ta mbash me zor”, deklaroi Nasser Al-Attiyah.

Reali bëri ofertë 200 milionë euro në fund te afatit kalimtar të verës, por Parisi refuzoi atë dhe tani në qershor rrezikon ta humbasë me parametra zero. 

(Kosova Sot Online )