Djokovicit mund t’i ndalohet hyrja në Australi për tri vite

  • 10 January 2022 - 08:53
Djokovicit mund t’i ndalohet hyrja në Australi për tri vite

Novak Djokovic po përballet me një përjashtim të mundshëm tre-vjeçar nga Australian Open, pavarësisht se e fitoi apelin e tij brenda natës. 

Djokovic është aktualisht i lirë për të hyrë në Australi pasi një gjykatës anuloi vendimin për anulimin e vizës së tij. 

Megjithatë, kjo situatë është larg përfundimit dhe çështja mund të kthehet në gjykatë.

Avokati që vepron në emër të qeverisë, Christopher Tran, i tha gjykatës se Ministri i Emigracionit, Alex Hawke tani mund të shqyrtojë nëse do të ushtrojë ndërhyrje ministrore dhe të ri-anulojë vizën. 

Gjykatësi Kelly tha se nëse 34-vjeçarit serb i anulohet viza sipas diskrecionit të ministrit, ai nuk do të mund të hyjë në Australi për tre vjet. 

(Kosova Sot Online )