Muriqi nuk po rehatohet në Lazio, dëshiron të rikthehet në Turqi

  • S.A /
  • 12 January 2022 - 09:13
Muriqi nuk po rehatohet në Lazio, dëshiron të rikthehet në Turqi

Vedat Muriqi është një nga lojtarët që po përflitet më shumë për t’u larguar nga Lazio në merkaton e janarit.

Për shkak të mungesave të hapsirave në formacionin e skuadrës bardhekaltër, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po mendon seriozisht largimin, madje Muriqi ka shprehur haptasi dëshirën për t’u rikthyer te Fenerbahce në Turqi, klubi tek i cili bomberi kosovar pati edhe shpërthimin e madh.Pak ditë më parë Muriqi ishte i ftuar në një emision televiziv turk në Stamboll teksa deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në këtë qytet. Si familje gjithmonë e kemi adhuruar Stambollin pasi një qytet magjik. Vimë këtu sa herë mundemi edhe pse mund të kem vetëm 1 ose dy ditë pushim”, ka deklaruar sulmuesi kosovar ndërkohë që bashkëshortja e Muriqit me një postim në rrjetet sociale ka shkuar edhe më tej.

“Nuk kam qenë asnjëherë e kënaqur në Romë. Dua të kthehem në Stamboll dhe të lexoj mendjen e presidentit të Fenerbahces”, shkruan ajo në rrjetet.

Me pak fjalë familja e Muriqit dhe vetë lojtari kanë shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Stamboll duke i bërë thirrje Fenerbahces në një farë mënyre të shpejtojë.

(Kosova Sot Online )