Kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 11:09
Kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

Athletic Bilbao ose Atletico Madrid do të jetë kundërshtari i Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës. Finalja luhet të dielën nga ora 19:30. Real Madridi është finalisti i parë në Superkupën e Spanjës. Los Blancos eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale, duke e mundur 3-2 pas 120 minutave lojë.

Reali do të mësojë sonte kundërshtarin e finales, që do të dali nga sfida mes Athletic Bilbaos e Atletico Madrid.

Finalja e madhe është parashikuar të luhet të dielën nga ora 19:30.

Madridi i Ancelottit, që po kryeson në La Liga, do të tentojë të nisë mbarë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Superkupa.

(Kosova Sot Online )