Carvajal humb finalen, del pozitiv me COVID-19

  • S.A /
  • 14 January 2022 - 10:28
Carvajal humb finalen, del pozitiv me COVID-19

Dani Carvajal ka dal pozitiv me COVID-19 dhe si pasojë e kësaj, ai do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës.

Real Madridi ka njoftuar në mëngjesin e së premtes se mbrojtësi i djathtë, Dani Carvajal, pas testeve për COVID-19 ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar menjëherë.

Ai do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës që Real Madridi do të zhvillojë të dielën me Athletic Bilbaon. Në Madrid tani ekziston frika që nesër dhe pasnesër, që do të bëhen së paku edhe dy teste për COVID-19, mund të rezultojnë pozitivë futbollistë të tjerë, pas kontakteve me Carvajalin.

(Kosova Sot Online )