Muriqi fshin Lazion nga rrjetet sociale, e duan në Premierligë dhe Turqi

  • S.A /
  • 14 January 2022 - 10:32
Muriqi fshin Lazion nga rrjetet sociale, e duan në Premierligë dhe Turqi

Vedat Muriqi i ka ditët e numëruara te Lazio, ku ka bërë vetëm 43 paraqitje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është rrugës për t’u largua pasi nuk arriti të përshtatej as me Mauricio Sarrin. Thashethemet për largim rriten edhe më shumë pasi raportohet se futbollisti shqiptar ka vendosur që mos ta ndjek më Lazion në rrjetet sociale, duke e hequr atë nga ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’.

Sipas mediave në Itali, për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim shumë klube, disa nga Premierligë e disa nga Turqia. Sipas Sky Italia, Leeds United ka bërë tashmë ofertë për sulmuesin, derisa e duan edhe WBA e Hull City. Muriqin e duan edhe Galatasaray e Fenerbahce. 

(Kosova Sot Online )