City e fiton derbin me Chelsean, +13

  • S.A /
  • 15 January 2022 - 16:00
City e fiton derbin me Chelsean, +13

City e ka mundur Chelsean për të shkuar 13 pikë diferencë me vendin e dytë, që tani për tani e mbajnë Blutë. Manchester City ka marrë tri pikë të arta në derbin e xhiros së 22 në Premierligë, duke e mundur 1-0 në shtëpi Chelsean, rivalin për titull. 

Golin e fitores në këtë takim që nuk prodhoi shumë raste shënimi, e realizoi në minutën e 70-të mesfushori, Kevin de Bruyne. Ai realizoi gol të bukur nga distanca duke mos i dhënë mundesi Kepas.

(Kosova Sot Online )