Trajneri i Lille e lavdëron Zhegrovën, thotë se do të ftohet për ndeshjen ndaj Marseille

  • S.A /
  • 15 January 2022 - 16:03
Trajneri i Lille e lavdëron Zhegrovën, thotë se do të ftohet për ndeshjen ndaj Marseille

Jocelyn Gourvennec, trajneri i Lille, ka vetëm fjalë të mira për afrimin e ri, Edon Zhegrova. Nuk ka asnjë dyshim në potecialin e talentit të Kosovës, por për të zënë vend në formacion, Gourvennec ia ka bërë të qartë se ka shumë konkurrencë në skuadër dhe duhet të dëshmojë veten. 

Ai gjithashtu ka konfirmuar se do të ftohet në skuadër për sfidën që Lille e zhvillon të dielën me Marseille, por nuk ka treguar nëse do të debutojë me kampionin e Francës.‘Edoni është mirë. Ai kishte stërvitur me Baselin. Ai do të udhëtojë me ne. Është mirë që ai është menjëherë me ne. Edoni është i lumtur që është këtu. Është një lojtar me potencial të madh dhe ka shumë dëshirë”, tha trajneri i Lille.Sa i përket konkurrencës, ai shtoi: ‘Edoni është më shumë një lojtar krahu. Cilësitë e Edonit me të Jorkos janë më ndryshe, ai i solli shumë klubit. Kështu që Edoni duhet të provojë veten”. 

(Kosova Sot Online )