Tuchel ia bën me dije Lukakut se Chelsea nuk do të ndryshojë për të

  • S.A /
  • 18 January 2022 - 09:48
Tuchel ia bën me dije Lukakut se Chelsea nuk do të ndryshojë për të

Romelu Lukaku është duke pasur vështirësi ta arsyetojë çmimin prej 115 milionë eurove që Chelsea e pagoi për të dhe trajneri Thomas Tuchel e ka paralajmëruar se nuk do ta ndryshojë sistemin e lojës për të. Trajneri gjerman e pranoi pas humbjes 1:0 kundër liderit të Premierligës Manchester City se Lukaku duhet të fillojë të bëjë më shumë për ekipin. Por përshtatja e sulmuesit belg në sistemin e lojës së Tuchel është vënë në pikëpyetje. I pyetur para ndeshjes kundër Brightonit këtë të marte nëse nevojitet ndryshim për ta bërë Lukakun të shpërthejë, Tuchel tha: “Jo, mendoj se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar atë”.

“Mendoj se kjo pyetje është e gabuar, sepse përqendrohet në vetëm një lojtar. Ai është lojtar kyç dhe ne duam që ai të jetë kyç, por për mua, por kjo qasje është e gabuar”, theksoi ai. Tuchel shtoi: Ky është sport ekipor dhe jo që 10 lojtarë t’i shërbejnë një lojtari. Kështu nuk është Chelsea dhe kështu nuk është futbolli”. 

(Kosova Sot Online )