Në Chelsea nuk ka kënaqësi, e pranon Tuchel

  • S.A /
  • 19 January 2022 - 10:19
Në Chelsea nuk ka kënaqësi, e pranon Tuchel

Thomas Tuchel e ka pranuar se nuk ka kënaqësi në Chelsea, pasi skuadra e tij dështoi ta fitojë një ndeshje në Premierligë për herë të gjashtë në shtatë tentimet e fundit të martën. Brightoni e ndali Chelsean me një barazim 1:1, duke ia zbehur dukshëm shpresat për titull në Premierligë.Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se lojtarët e tij janë të lodhur dhe të palumtur dhe se ata kanë nevojë të madhe për një pushim. Chelsea, dikur në garë për titull, tani ngel 12 pikë mbrapa liderit Manchester City me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

“Madje edhe në reagimin pas golit që e shënuam, mund ta shihni sa të lodhur jemi. Jemi të çliruar por nuk ka kënaqësi këtu”, tha Tuchel pas ndeshjes. “Ne jemi të lodhur, mund ta shihni jemi mendërisht të lodhur. Kemi nevojë për disa ditë pushim, nuk ka zgjidhje tjetër”, këmbënguli ai.

(Kosova Sot Online )