Serbia nuk ndalet me lutje, ndalet vetëm nga forca

Serbia nuk ndalet me lutje, ndalet vetëm nga forca
Serbia nuk ndalet me lutje, ndalet vetëm nga forca

Muhamet Kelmendi

  • 19 janar 2022 - 09:42

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Ne mes Serbise dhe Rusise, si ne fushen kishtare, ashtu edhe politike, ka bashkepunim te theksuar dhe qe ndikon shume ne gjendjen ne Ballkan. Feja dhe sllavizmi ishin fakte qe e krijuan shtetin serb, ate malazez e grek, duke marre shume toka shqiptare. Me kete ideologji po veprohet edhe aktualisht. Bashkepunimi kishtar po i prine atij politik dhe ushtarak. Lidhjet jane thelluar dhe e gjithe kjo po percjellet me ndihma te medha ekonomike dhe ushtarake. Me kete eshte forcuar shume Serbia dhe tash po merre arme te ndryshme nga Moska. Eshte veshtire qe te ndalet ky bashkepukim. Kosova e dine se Serbia eshte mike e ngushte e  ruso-kinezeve. Nga ata eshte forcuar ushtarakisht. Kete e dine edhe UE dhe NATO. Natyrisht se shume mire e dine SHBA-ja. Megjithate, shikohet Serbia me sy  perkdheles. Shtetit serb po i lejohen veprime kriminale dhe shume te rrezikshme per paqen  ne kete ane. Serbia po e destabilizon Bosnien e Hercegovinen. Ka ndermarre masa te shumeta kunder Kosoves dhe po i organizon ne veprime te qarta nacional -shoviniste pakicen serbe be veri. Qarte dhe prere po del shteti serb kunder demokracive perendimore. Vepron shume hapur kunder UE dhe NATOS e SHBA-ve. Pse tolerohet? Perendimi po ka frike nga Moska. Nepermjet kesaj po perkdhelet Serbia dhe po tolerohet ne shume veprime. Po tolerohet edhe ne armatim dhe ne masa tjera. Ketu me se shumti pergjegjes eshte UE. Nga Bruxeli kurre nuk ka kritika Serbia. Ajo vetem pomperkdhelet nga z.Borel, nfa z.Stano, nfa z.Lajqak, deri edhe nga  dhumr udheheqes te larte te UE. Kjo eshte e rrezikshme. Politika e perendimore eshte shume e gabuar ndaj Serbise. Duke lejuar dhe toleruar shtetin serb ne masa dhe ne veprime luftarake nuk sigurohet paqa ne Ballkan. Ashtu Serbia po forcohet dhe po lidhet me shume me Rusine dhe me Kinen. Serbia ka marre hove te madh. Eshte trimeruar shume dhe qarte po shpreh pretendime territoriale mbi Kosove dhe mbi Bosnie. Pretendimet kane shkuar edhe mbi Maline Zi. Ketu po vepron kisha serbe dhe ka arritur te ndaj Malin e Zi ne dysh. Kosova eshte ne pozite me te rende nga shteti serb. Natyrisht se lidhjet e shtetit serb me lindjen ruso-kineze nuk mund ti ndali Kosova. Mirepo, Republika duhet te punoj shume ne fusha te ndryshme dhe te eci perpara. Kryesisht dhe mbi te gjitha kerkohet nje pune ne forcimin e FSK-se. Ajo duhet te jete e forte ne personelin ushtarak dhe ne mjete. Me nje ushtri te forte ka siguri Republika. Kosova e forte ndikon dukshem ne dobesimin e shtetit serb. Dhe anasjelltas. Kosova e dobet e rrite dhe e forcon Serbine. Shtetin serb e ndal vetem forca. Kjo del nga historia. Kurre nuk eshte ndalur me mjete paqesore Beogradi. Ate e ka ndalur cdo here vetem forca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".