Gareth Bale, kthehet në skuadrën e Real Madridit pas 144 ditësh

  • S.A /
  • 19 January 2022 - 15:38
Gareth Bale, kthehet në skuadrën e Real Madridit pas 144 ditësh

Gareth Bale rikthehet në skuadrën e Real Madridit pas 144 ditësh. Uellsiani nuk ka luajtur për Real Madridin që nga 28 gushti, datë që nga ajo kohë ai ka pasur vetëm lëndime. “Bale është në skuadër, i disponueshëm për të luajtur.

Ai nuk ka udhëtuar në Arabi, por ka qëndruar për t’u stërvitur dhe është gati. Si të gjithë lojtarët, ai mund të luajë ose jo. Do ta shohim”, ka thënë Carlo Ancelotti. Bale ka kaluar 26 ndeshje radhazi pa luajtur për Real Madridin dhe është seria e tij më e keqe që nga ardhja e tij te Real Madridi. Ai ka shënuar një gol në tre ndeshjet që ka mundur të luajë këtë sezon.

(Kosova Sot Online )