FIFA bën revolucion, ndryshon rregullat sa i përket huazimit të futbollistëve

  • S.A /
  • 20 January 2022 - 16:03
FIFA bën revolucion, ndryshon rregullat sa i përket huazimit të futbollistëve

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka ndryshuar rregullat sa i përket afateve kalimtare të transferimeve të futbollistëve. FIFA ka vendosur të bëjë një revolucion sa i përket marrëveshjeve të huazimeve nga klubet. Rregullorja e cila futet në fuqi nga sezoni i ardhshëm i detyron klubet të huazojnë maksimumi tetë lojtarë gjatë sezonit 2022-2023. 

Ndërsa në sezonin 2023-2024, numri i futbollistëve të huazuar do të shkojë në shtatë, dhe në vitin 2024-2025 do të lejohen vetëm gjashtë huazime. Sa i përket kohëzgjatjes së huazimit, minimumi do të jetë gjashtë muaj, ndërsa maksimumi i një huazimi mund të shkojë deri në një vit. Asnjë klub nuk mund të dërgojë më shumë se tre futbollist në huazim tek një klub i njëjtë. Këto rregulla janë vetëm për lojtarët mbi 21 vjeçar. FIFA ka treguar se janë tri arsyeja që kanë marrë këtë vendim.


Zhvillimi i lojtarëve të rinj

Konkurrencë e ekuilibruar në të ardhmen

Shmangia e grumbullimit të shumë lojtarëve në një ekip. 


(Kosova Sot Online )