Tifozët rivalë të Evertonit e vërshëllejnë dhe shajnë, por Gerrard i ‘mposht’ me këtë reagim...

  • S.A /
  • 22 January 2022 - 16:36
Tifozët rivalë të Evertonit e vërshëllejnë dhe shajnë, por Gerrard i ‘mposht’ me këtë reagim...

Steven Gerrard i nguli sytë tifozëve të Evertonit në një moment të ftohtë gjatë ndeshjes së zjarrtë të Aston Villa në Goodison Park ditën e sotme (e shtunë).

Aston Villa mori një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Evrtoni në kuadër të javës së 23-të të Ligës Premier falë një goli në minutat shtesë të pjesës së parë nga Emi Boundia.

Ekipi i drejtuar nga legjenda e Liverpoolit, Gerrard, shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi dhe kjo bëri që tifozët e vendasve të Evertonit të ndiheshin të irrituar.

Teksa mysafirët shkonin në zhveshtore mes pjesëve së bashku me Gerrardin, trajneri i Aston Villës iu nënshtrua një breshërie abuzimi nga tifozët e Evertonit.

Megjithatë, ashtu sikurse në Old Trafford, legjenda e Liverpoolit e mori me sportivitet dhe i nguli sytë mbështetësve të Evertonit të ulur në tribunën e Park End, duke i mposhtur me vetëm një shikim.

Tifozët neutral në rrjetet sociale e pëlqyen shkëlqimin e pamëshirshëm të Gerrardit, duke duartrokitur reagimin e tij.

(Kosova Sot Online )