Nga Embiid te Suggs e LeBron James, top aksionet e mbrëmjes në NBA

  • S.A /
  • 24 January 2022 - 10:22
Nga Embiid te Suggs e LeBron James, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar plot 11 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadrat pretendente për titull si Los Angeles Lakers, Brooklyn Nets e Chicago Bulls janë mposhtur.

Si çdo ditë edhe sot kanali zyrtar i NBA në YouTube ka publikuar top aksionet më të mira nga kjo xhiro.

Joel Embiid zë dy pozita me një ngulitje fantastike dhe një asistim të mrekullueshëm për Korkmaz.

Ndërkohë vend në Top 10 zë edhe LeBron James me ngulitjen e bukur pas asistimit nga Russell Westbrook.

Ylli i ri i Orlando Magic, Jalen Suggs ka marrë dy pozita, të tretën dhe të parën me dy ngulitje të jashtëzakonshme.

https://www.youtube.com/channel/UCWJ2lWNubArHWmf3FIHbfcQ

(Kosova Sot Online )