Reagimi i Balotellit pasi u ftua në Kombëtaren e Italisë pas shumë viteve

  • S.A /
  • 25 January 2022 - 09:46
Reagimi i Balotellit pasi u ftua në Kombëtaren e Italisë pas shumë viteve

Mario Balotelli e ka marrë me shumë qetësi njoftimin e Roberto Mancinit se ai është thirrur në Kombëtaren e Italisë pas plot tri viteve mungese. Sulmuesi 31-vjeçar, i cili luan për Adana Demirspor në Turqi, për herë të fundit luajti për Italinë në shtator të vitit 2018, në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Polonisë.

Mancini e thirri Balotellin për kampin stërvitor të Italisë që do të mbahet në Coverciano këtë javë.

Duke folur pas ftesës që e mori, Balotelli u duk shumë i qetë. “Jam mirë dhe jam në humor të mirë. Duhet të jetë e natyrshme të luash për ekipin kombëtar në moshën 31-vjeçare”, tha Balotelli.

“Shpresoj që Italia do të kualifikohet në Kupën e Botës, sepse e meriton”, shtoi ai.

(kosova Sot Online )