Top prioritet i institucioneve të Kosovës është stabiliteti i brendshëm i shtetit dhe zhvillimi ekonomik

Top prioritet i institucioneve të Kosovës është stabiliteti i brendshëm i shtetit dhe zhvillimi ekonomik
Top prioritet i institucioneve të Kosovës është stabiliteti i brendshëm i shtetit dhe zhvillimi ekonomik

Muhamet Kelmendi

  • 24 janar 2022 - 14:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kërkesa për të u anëtarësuar në BE është e drejtë e çdo shteti të njohur dhe që ka një sovranitet të brendshëm për ta paraqitur atë  zyrtarisht. Kosova si shtet është e njohur nga më shumë se 115 shtete. Vetë ky fakt i krijon kushte për të kërkuar një gjë të tillë.  Kjo është  në aspektin juridik. Mirëpo, duke parë e ditur se si funksionon BE (Bashkësia Evropiane). Mendimi i z.Kurti dhe i z. Bislimi është mendim imagjinar dhe thjeshtë shërben për Konsum politik para qytetarëve të Kosovës.

Në BE forma e vendosjes është me Veto. Mjafton një shtet anëtar i BE-së të jetë kundër dhe çështja refuzohet. Këtej dihet se Kosovën si shtet nuk e kanë mjohur  5 shtete të BE-së dhe natyrisht se nuk mund të mendohet se këto shtete nuk do të vendosin veto në një kërkesë të tillë. Aq me tepër kur Kosova nuk e ka as liberalizimin e vizave. Me këtë dhe pa këtë vështirë është të paramendohet ndonjë sukses. Për liberalizim të vizave po ka vështirësi, po për anëtarësim në BE do të ketë edhe më shumë! Mirë është që nga qeveria aktuale të punon shumë në zhvillimin e vendit dhe në zgjidhjen e çështjeve të brendshme.  Natyrisht se kurrsesi nuk duhet të lihet  anash as puna për njohje të reja të shtetit të Kosovës. Këtu mendohet në kuadër të pesë shteteve të BE-së.

Pa ikur nga puna për njohje të reja nga vendet e ndryshme  në botë. Kosova ka shumë punë për të bërë. Sovranitetin e brendshëm nuk e ka në gjithë territorin. Papunësia është e madhe. Gjendja sociale është e vështirë. S’ka sigurime pensionale dhe shëndetësore. Masat janë në gjendje të rëndë. Këto janë punët qe duhet ti kryej qeveria. Ka edhe mekanizma ndërkombëtar ku duhet te angazhohet shteti ynë. Nuk bëhet fare punë nga Ministria e Jashtme.

Është thjeshtë një ministri  inekzistente dhe tepër e pa aftë në kryerjen e detyrave. Tëra këto punë janë para qeverisë. Nuk duhet të luhet me ndjenjat e qytetarëve  të Republikës. Kosovës i duhet zhvillim, punësim dhe forcim i institucioneve  të  shtetit.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".