Gosens arrin për t’i kryer testet mjekësore me Interin

  • S.A /
  • 27 January 2022 - 10:40
Gosens arrin për t’i kryer testet mjekësore me Interin

Robin Gosens është shumë afër t’i bashkohet Interit, pasi sapo i ka filluar testet mjekësore me kampionin e Serie A. Mbrojtësi i majtë i Atalantës do të kalojë në Giuseppe Meazza në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje për Interin. Sipas mediave italiane, Interi do t’ia paguajë Atalantës 25 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, për mbrojtësin gjerman. 

Gosens do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare me Interin. 27-vjeçari nuk ka luajtur që prej shtatorit, kur e pësoi një lëndim të rëndë. Ai mbërriti në Milano herët në mëngjesin e sotëm dhe tani është duke i kryer vizitat mjekësore para se ta nënshkruajë marrëveshjen me klubin e ri. 

(Kosova Sot Online )