Roma po tenton përsëri për Xhakën, transferimi mund të ndodhë në ditën e fundit

  • S.A /
  • 27 January 2022 - 11:00
Roma po tenton përsëri për Xhakën, transferimi mund të ndodhë në ditën e fundit

Granit Xhaka – Roma, është një dashuri e madhe në distancë që ende nuk janë bashkuar, edhe pse dëshira mes palëve është e madhe.

Në fakt më mirë mund të thuhet që kjo dashuri është mes Xhakës dhe trajnerit portugez Jose Mourinho që po e kërkon me ngulm.

Portugezi e kishte bërë prioritet transferimin e prishtinasit në verë, por Arsenali refuzoi çdo ofertë të Romës për të.

Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se Roma nuk është dorëzuar për transferimin e Xhakës dhe po tenton transferimin e tij edhe në janar.

Arsenali është gati ta lejoj largimin e Xhakës, por po pret që fillimisht të transferojë një futbollist dhe në listën e tyre janë Arthur e Ruben Neves.Në rast se Arsenali do të blejë një mesfushor, atëherë Roma do të nisë një ofertë në ditën e fundit të tregut të transferimeve për transferimin e Xhakës.

Besohet se Topçinjtë do ta lejojnë largimin e kosovarit për një shumë prej 20 milionë eurove.

(Kosova Sot Online )