KOK bën kategorizimin e sporteve për vitin 2022

  • S.A /
  • 28 January 2022 - 12:18
KOK bën kategorizimin e sporteve për vitin 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kategorizimin e sporteve për vitin e ri 2022.

Gjashtë federata kanë hyrë në kategorinë A. Bëhet fjalë për xhudon, volejbollin, karatenë, hendbollin, basketbollin dhe futbollin.Xhudo është rekomanduar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për t’u vlerësuar me maksimumin e pikëve (100).

Në kategorinë B hyjnë nëntë federata, që përfshijnë boksin, mundjen, sportin shkollor, atletikën, skitarinë, pingpongun, notin, gjimnastikën dhe tenisin. 16 federata ndodhen në kategorinë C, ndërsa shtatë në kategorinë D.

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/

 

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/

(Kosova Sot Online )