Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten spanjolle në çerekfinale

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 14:11
Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten spanjolle në çerekfinale

Distria Krasniqi është njoftuar me kundërshtaren në çerekfinalen e Grand Prix të Portugalisë.

Xhudistja kosovare do të përballet me spanjollen Ariane Toro Soler në fazën çerekfinale, e cila nis pas pak.

Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë.

Distria e nisi mbarë duelin duke fituar një Waza-ari, ndërkohë francezja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse tani nis puna më e vështirë për të.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët. 

(Kosova Sot Online)