Finalisti i Australian Open: “Me ty po flas, më shiko, a je budalla?”

  • S.A /
  • 29 January 2022 - 10:22
Finalisti i Australian Open: “Me ty po flas, më shiko, a je budalla?”

Daniil Medvedev është kundërshtari i Rafael Nadal në finale të Australian Open.

Ai e mundi në gjysmëfinale Stefanos Tsitsipasin 3-1, 6.1, 6.4, 7.6 dhe 4.6.  

Ai për pak casti pati një diskutim të ashpër me gjyqtarin e meçit.

Tenisti rus Medvedev akuzoi babanë e Tsitsipas për stërvitje të paligjshme dhe i bëri thirrje gjyqtarit të karriges të ndërmarrë veprime gjatë gjysmëfinales së Australian Open 2022.

Duke folur, ai iu drejtua: “Më shiko, unë po flas me ty! A je budalla?”.

Finalja mes Medvedev dhe Nadal në Australian Open do të luhet të dielën nga ora 9 e mëngjesit me kohën tonë lokale. 

(Kosova Sot Online )