Militao kthehet në Madrid pas suspendimit me Brazilin

  • S.A /
  • 29 January 2022 - 10:26
Militao kthehet në Madrid pas suspendimit me Brazilin

Militao do të jetë gati 100% kundër Bilbaos në çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Mbrojtësi është ndëshkuar në sfidën e fundit dhe s’do të mund të paraqitet në sfidën e radhës me Brazilin, kështu ai është liruar të kthehet në Spanjë.

Ky është një lajm i mirë për Carlo Ancelottin para sfidës me Bilbaon, ku do të mungojnë shumë lojtarë shkaku i ndeshjeve me Kombëtare si; Vinicius, Casemiro, Rodrygo e Valverde.

(Kosova Sot Online )