Futbollisti i Manchester Unitedit lirohet me kusht, pas arrestimit nën akuzat për përdhunim

  • S.A /
  • 02 February 2022 - 12:11
Futbollisti i Manchester Unitedit lirohet me kusht, pas arrestimit nën akuzat për përdhunim

Futbollisti i Manchester Unitedit, Mason Greenwood, është liruar me kusht, pasi ishte arrestuar të dielën nën dyshimin për përdhunimin, sulmimin dhe kërcënimin me vrasje të një gruaje.

Sulmuesi anglez, i cili vlerësohet si njëri prej lojtarëve të rinj më të talentuar, vijon të jetë nën hetime policore.

Greenwoodi u arrestua nën dyshimet për përdhunim dhe sulm të dielën, pasi e dashura e tij e raportoi për dhunë fizike dhe kërcënime seksuale në rrjetet sociale.

Të martën, policia tha se ai u arrestua edhe nën dyshimin për sulm seksual dhe për kërcënime me vdekje.

(Kosova Sot Online )