Klubi i njohur italian ia mësyn Januzajt

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 14:04
Klubi i njohur italian ia mësyn Januzajt

Futbollisti kosovar mund të bëhet bashkëlojtar me Amir Rrahmanin gjatë verës që vjen.

E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë e lidhur me kampionatin italian.

Futbollisti kosovar është bërë objektiv i Napolit.

Për këtë siguron mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Klubi italian e sheh përfaqësuesin belg si zëvendësues ideal të Lorenzo Insignes, i cili do të largohet.

Istogasi do të jetë lojtar i lirë gjatë verës që vjen pasi do t’i skadojë kontrata me Real Sociedadin.

26 vjeçari do ta provonte me kënaqësi një eksperiencë të re në Serie A pasi e bëri një gjë të tillë në Premierligë, në La Liga dhe në Bundesligë.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në kampionatin anglez të futbollit.

(Kosova Sot Online)