Reagon Ancelotti pas eliminimit të Real Madridit nga kupa, tregon nëse do t’i ndëshkojë lojtarët

  • S.A /
  • 04 February 2022 - 09:57
Reagon Ancelotti pas eliminimit të Real Madridit nga kupa, tregon nëse do t’i ndëshkojë lojtarët

Carlo Ancelotti e ka pranuar se ndihet i lënduar nga eliminimi i Real Madridit prej Kupës së Mbretit, pas humbjes kundër Athletic Bilbaos në çerekfinale të enjten. Alex Berenguer e shënoi një gol fantastik në minutën e 89-të për ta rrëzuar Real Madridin nga gara dhe për ta dërguar Bilbaon në gjysmëfinale. Kur koha po ikte, zëvendësuesi Berenguer u fut në zonë nga ana e djathtë dhe e mposhti portierin Thibaut Courotis me një goditje fantastike me të majtën, për ta tronditur Ancelottin. “Ne jemi të lënduar, sepse donim të fitonim gjithçka. Nuk mendoj se do të ketë pasoja, thjesht shpresoj se do të na bëjë më të fortë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

I pyetur nëse i ka ndëshkuar lojtarët, trajneri italian theksoi: “Nuk kam asgjë për të thënë. Nuk ka lojtarë të penalizuar. Ceballos dhe Vallejo nuk luajtën po ashtu. Ata janë në një nivel me të tjerët që nuk luajtën. Duhet të jemi të sinqertë”. Bilbao do të kërkojë ta arrijë finalen për herë të tretë radhazi. Kjo humbje ia shoi shpresat Real Madridit për tripletë këtë sezon, pasi skuadra e Ancelottit është lidere e La Ligës dhe në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )