Ish-presidenti i Interit flet për rikthimin e Mourinhos në Giuseppe Meazza

  • S.A /
  • 08 February 2022 - 10:44
Ish-presidenti i Interit flet për rikthimin e Mourinhos në Giuseppe Meazza

Massimo Moratti flet për “Corriere dello Sport”: “Inter dhe Mou, pa fund. Jose do të fitojë edhe në Romë”. Ish-presidenti i zikaltërve të “tripletës” u ndal te rikthimi i Jose Mourinhos si kundërshtar, me rastin e Kupës së Italisë, Inter-Roma: “Do të më bënte pak përshtypje ta shoh atë të ngjitet në shkallët e dhomës së zhveshjes dhe të ulet në stol, por jo tek Interi. Tashmë e di që do të emocionohem”.Ish-numri një foli për marrëdhënien e tij speciale me trajnerin portugez (“jemi ende të lidhur”) dhe gjithashtu për ambiciet e Romës:

“Për të është një aventurë e re, në një stol të nxehtë dhe jo të lehtë. Duhet t’i jepet kohë, por do të bëjë mirë. Për mendimin tim do të fitojë diçka edhe te Roma”. Ndërkohë, Marco Branca, ish-drejtori i Interit, foli për “Tuttosport”, duke zbuluar se ai donte Carvalho dhe Deco tek Interi: “Si e binda atë të merrte Lucio dhe jo Van Buyten? Ai donte Carvalho dhe Deco. Mou nuk është nga ata që fosilizon emrat, nëse alternativa është po aq e vlefshme. Ndonjëherë e binda atë, herë të tjera ai më bindi mua”.

(Kosova Sot Online )