Pamje: Përpjekja e dështuar e Zhegrovës për ta marrë fanellën e Messit

  • S.A /
  • 08 February 2022 - 11:29
Pamje: Përpjekja e dështuar e Zhegrovës për ta marrë fanellën e Messit

Edon Zhegrova mendoi se më në fund do ta fuste në dorë fanellën e futbollistit legjendar me cilësitë e të cilit krahasohej njëherë e një kohë. Por përpjekja e yllit kosovar ishte e kotë. Lionel Messi ia kishte premtuar tashmë fanellën talentit të ri anglez Angel Gomes, i cili nuk mundi t’i besojë syve se argjentinasi ia kërkoi atij fanellën pasi ia dhuroi të veten. Debutimi i sulmuesit të Kosovës Zhegrova për Lille nuk ka mundur të shkonte më keq së kaq, sepse, përveç se Paris Saint-Germain e shkatërroi 5:1 skuadrën e tij Lille, ai dështoi edhe për ta fituar fanellën e 34-vjeçarin me numrin 30, numër të cilin dikur e barte edhe vetë te Baseli.

Zhegrova – i cili iu bashkua kampionit francez nga Baseli në një marrëveshje prej 7 milionë eurove në janar – debutoi për Lille në minutën e 86-të, kur disfata ishte e vulosur tashmë. Dhe tamam kur 21-vjeçari nga Prishtina mendoi se nga debutimi i tij do të dilte me fanellën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, bashkëlojtari dhe moshatari i vet anglez ia rrëmbeu atë shpejtazi. Kur Zhegrova iu afrua ish-yllit të Barcelonës për t’ia kërkuar fanellën me mirësjellje, Messi veçse ishte duke e zhveshur atë për t’ia dorëzuar Gomesit dhe u kthye kah kosovari për t’i thënë se ajo tashmë kishte një pronar të ri. Zhegrova – i cili nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez – u largua me një buzëqeshje tejet zhgënjyese në fytyrë.  I cilësuar si “Messi i Kosovës” duhet të presë mbase deri në sezonin e ri për të tentuar përsëri ta marrë fanellën e Messit të vërtetë.


(Kosova Sot Online )