Zbardhja e rastit të krimit të rëndë në Gllogjan të Deçanit  ndikon në relaksimin dhe sigurinë e qytetarëve

Muhamet Kelmendi

  • 08 February 2022 - 10:25

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 Vrasje që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit kërkon hetime të thella dhe mos ngutje me paragjykime për dorasin. Është mirë që kemi një mbajtje në paraburgim për rastin e ndodhur. Mirëpo, nga ajo që Gjykata Themelore në Pejë, ka deklaruar ende nuk ka qartësi mbi rastin e krimi të kryer në Gllogjan. Dyshohet dhe mendohet se ka të dhëna, por pritet të dalin me fakte. Megjithatë, duket se çështja ka marrë një kahe dhe premton zgjidhje.

Zbardhja e rastit është shumë e mirëpritur. Me atë tregohet efektiviteti i organeve. Por, kështu edhe fillojnë qytetarët të marrin frymë më lehtë. Mos zbulimi krijon frikë dhe ajo mundë të shpije  tek konfliktet e reja. E kjo nuk duhet të ndodhi. Ju takon organeve të tregojnë mbi rastin dhe mos t'i lënë qytetarët në errësirë. Koha është e tillë dhe kërkohen veprime konkrete sqaruese.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".