Mario Barrios mbeti me pamjen si të Avatarit, pas lëndimeve brutale që pësoi ndaj Keith Thurman

  • S.A /
  • 08 February 2022 - 12:00
Mario Barrios mbeti me pamjen si të Avatarit, pas lëndimeve brutale që pësoi ndaj Keith Thurman

Me fjalët e të madhit Frank Bruno:” Boksi është sporti më i vështirë dhe më i vetmuar në botë”, dhe kjo shpesh faktohet kur futeni në një luftë. Në Las Vegas në fundjavën që shkoi, Keith Thurman u rikthye në ring për herë të parë që nga viti 2019, pasi shijoi humbjen nga Manny Pacquiao. Thurman u përball me Mario “El Azteca” Barrios në një meç që shkoi në 12 raunde, edhe pse kjo dukej e pamundur pas fillimit që Thurman kishte bërë.

Ish-kampioni i unifikuar i peshave të lehta e çoi rekordin e tij profesional në 30-1, pasi mundi homologun e tij amerikan falë vlerësimit me pikë nga ana e gjyqtarëve. Pas betejës, Barrios, i cili po bënte debutimin e tij në peshë të lehtë, dukej pothuajse i panjohur, me mediat sociale që zbuluan faktin se 26-vjeçari dukej si një personazh nga filmi Avatar. Një fans shkroi në Twitter: “Mario Barrios duket si Avatar”..

Larg shakasë, ish-kampionit të botës iu dha respekti që meritonte pas meçit, me një tjetër tifoz që shprehej: “Thurman bëri disa gjuajtje të mira atje! Barrios është një luftëtar i respektuar, pasi u përballoi gjithë atyre goditjeve. Respekt”.

Megjithëse kundërshtari i tij dukej në kontroll për pjesën më të madhe të kohës në ring, Barrios shijoi momentet e tij, veçanërisht në raundin e tetë, ku një goditje e majtë në trup bëri që Thurman të mos lirohej shumë.

(Kosova Sot Online )