Rangnick shpjegon pse e la Ronaldon në stol në barazimin e Man Unitedit me Burnley

  • S.A /
  • 09 February 2022 - 09:13
Rangnick shpjegon pse e la Ronaldon në stol në barazimin e Man Unitedit me Burnley

Cristiano Ronaldo u la në bankën e rezervistëve për përballjen e Manchester Unitedit me Burnley të martën dhe trajneri i përkohshëm i djajve të kuq, Ralf Rangnick, shpjegoi se vendimi i tij ishte taktik.

Për ndeshjen e djeshme, Rangnick zgjodhi të luajë me Edinson Casvanin nga fillimi në vend të Ronaldos, i cili e kishte humbur një penallti në dështimin e Unitedit në FA Cup kundër Middlesbrough në ndeshjen e kaluar.

Rangnick e shpjegoi para ndeshjes vendimin për ta ulur në stol Ronaldon, duke thënë se beson se Cavani i përshtatet më mirë planit të lojës.

“Sot është një ndeshje ku kërkohen shumë sprinte, ndjekje të topit dhe shumë luftime për topat e dytë”, tha Rangnick para ndeshjes.

“Kjo i përshtatet më së miri Edinson Cavanit, prandaj edhe ky është titullar sot”, nënvizoi ai.

Ronaldo u fut në lojë nga stoli në minutën e 68-të, por nuk qe në gjendje t’ia fitojë tri pikë djajve të kuq.

Unitedi u ndal me barazim 1:1 nga Burnley, duke e bërë edhe një hap tjetër të gabuar në garë për top katërshe në Premierligë.

(Kosova Sot Online )