
Lexoni edhe:
Rangnick shpjegon pse e la Ronaldon në stol në barazimin e Man Unitedit me Burnley
Megjithëse dështoi për ta arritur synimin verën e kaluar, duket se Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka, për të cilin do të rikthehet fiks pas një viti në përpjekjet e ripërtërira për ta marrë atë në Romë.Roma dështoi të arrijë marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin shqiptar verën e kaluar, pasi topçinjtë nuk e pranuan ofertën e italianëve për Xhakën. Xhaka kishte arritur marrëveshje me Romën në atë kohë, por Arsenali s’e lejoi te kalonte në kryeqytetin italian.
Rangnick shpjegon pse e la Ronaldon në stol në barazimin e Man Unitedit me BurnleyLexoni edhe:
Por sipas mediave angleze, Mourinho nuk ka hequr dorë nga Xhaka – mesfushori nga Kosova i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare – dhe shpreson se do ta mirëpresë atë në kryeqytetin italian gjatë kësaj vere. Roma do ta ketë të vështirë ta bindë Arsenalit për 27-vjeçarit me prejardhje nga Podujeva, pasi Xhaka është pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Mikel Arteta.
Gjiganti i Premierligës e vlerëson Xhakën rreth 20 milionë euro.
(Kosova Sot Online )