Policia jep detaje për sulmin ndaj Sigal Prishtinës

  • S.A /
  • 10 February 2022 - 10:15
Policia jep detaje për sulmin ndaj Sigal Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për sulmin që iu bë autobusit të Sigal Prishtinës mbrëmë në Pejë.

Në incidentin që ndodhi pas ndeshjes Trepça- Rahoveci dhe pak para sfidës mes vendasve, Pejës dhe Prishtinës, kanë mbetur të dëmtuar dy persona.

Sipas Policisë, tifozët që sulmuan autobusin dhe që ende nuk janë identifikuar, lanë të lënduar shoferin dhe një zyrtar të stafit të KB Prishtina.

“Raportohet se persona të pa njohur kanë hedhur gjësende të forta (gurë) në drejtim të autobusit, me lojtarët e klubit të basketbollit  Prishtina. Si pasojë, lëndime kanë pësuar shoferi dhe një zyrtar i stafit të KB Prishtina, viktimat meshkuj  kosovarë dhe është dëmtuar autobusi. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Peja është nikoqire e Final 8 në Kupën e Kosovës ne basketboll qe ka nis mbrëmë dhe do të kryhet të dielën.

(Kosova Sot Online )