Rrëfehet Vedat Muriqi, iu tregon në Spanjë për atë që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 10:20
Rrëfehet Vedat Muriqi, iu tregon në Spanjë për atë që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë

Në një intervistë për El Pais, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tij.

Ai ka treguar se sa shumë ka vuajtur si fëmijë gjatë luftës në Kosovë. Për të, nuk ishte e lehtë rruga që të bëhet futbollist profesionist.

“Pas luftës, pothuajse nuk kishte asgjë në Kosovës, por sidomos për sport. Askush nuk donte të fillonte të luante. Kur i thashë një xhaxhai tim që doja të bëhesha futbollist profesionist, ai filloi të qeshte dhe më tha se ishte shumë e vështirë. Pastaj gjërat filluan të ndryshojnë, unë pata fat dhe punova shumë për të arritur ku jam sot”, tha ai.

“Lufta është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë botës dhe çdo njeriu. E vetmja gjë pozitive është se ju bën më të fortë mendërisht dhe fizikisht”.

“Në familjen time ishim rreth 50 veta dhe të gjithë u mbërthyem në një dhomë të një shtëpie. Kur gjermanët filluan të na ndihmonin, ne duhej t’u shpërndanim të gjithëve një litër qumësht në ditë dhe qepë. Ishin kohë të vështira, kuptova që prindërit e mi kishin vuajtur, ne ishim fëmijë, donim të hanim e të pinim dhe ata nuk na jepnin asgjë. Për fat të mirë, askush në familjen time nuk vdiq në luftë”.

Plaçkitja e ushtarëve serbë: “Ata erdhën në shtëpi dhe na thanë se do të vendosnin bombë. Mbaj mend që mamaja ime paketonte rrobat në çanta sa më shpejt që të ishte e mundur për të marrë makinën dhe për të shkuar në Shqipëri. Në rrugë kishte shumë rroba që ushtarët i kishin hedhur”.

Pas mërgimit dhe pa mundësi zhvillimi në Kosovë, ai luajti nga mosha 17 deri në 19 vjeç për Teutën e Durrësit dhe Besa Kavajën.

Më vonë ai zgjodhi Turqinë për të arritur dëshirën e tij për të qenë futbollisti që është sot.

(Kosova Sot Online )