Një tjetër shqiptar transferohet te Lecce, merr një fantazist nga Young Boys

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 10:23
Një tjetër shqiptar transferohet te Lecce, merr një fantazist nga Young Boys

Medon Berisha, mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë U19, ka lënë Zvicrën dhe është transferuar në Itali. Futbollisti 18-vjeçar është federuar me Leccen, klub që ka në përbërje mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

Berisha, i cili zotëron edhe pasaportën zvicerane, ishte pjesë e Young Boys U21 dhe te Lecce do të bashkohet fillimisht me moshat dhe pastaj do mundohet të fitojë një vend në ekipin e parë.

(Kosova Sot Online )