Të gjithë kanë dështuar, asnjë parti politike nuk e dha provimin e shtet ndërtimit

Të gjithë kanë dështuar, asnjë parti politike nuk e dha provimin e shtet ndërtimit
Të gjithë kanë dështuar, asnjë parti politike nuk e dha provimin e shtet ndërtimit

Skender Mulliqi

  • 12 February 2022 - 09:16

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Sikur  u orkestrua gjithçka për përfitime personale , që është jashtë çdo logjike të shëndoshë! Nuk kemi guxuar të luajmë bixhoz më vlera, nuk kemi guxuar të luajmë më gjakun e mijëra dëshmorëve të kombit, të cilët sot pushojnë gati në çdo cep të Kosovës. Sikur po vije  në shprehje një thënie e huaj ”Shteti është fatkeqësi kur ekziston”. Kjo logjikë  ka ardhur koha të ndryshohet pozitivisht në Kosovë, e që shteti të gjithëve të na bëhet  krenaria dhe lumturia Jonë!

Shumë do të dëshironim të kemi  “Ditën e të Ardhmes Shqiptare”, apo “Ditën  për një Shtet Stabil të Kosovës”, por të cilat aktualisht nuk  po i perceptojmë ti kemi. Pse e them këtë, sepse ende nuk po luftojmë të kemi shtet demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.  Aktorët tanë të politikës në vend të ndërtimit të shtetit,  shumë  e demontuan atë ,nga mos dija , duke mos ndërtuar institucione kurrë stabile. Jo që nuk është bërë asgjë në Kosovë, por është fakt që  ka mundur të bëhet për këto 22 vite, të shtegtimit në liri, shumë më shumë. Mbetem pa Shengen viza, mbetem të varfëruar dhe të pa evropizuar  edhe pse Kosova është në zemër të Evropës.

I gjithë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politikë të shtetit . Kjo po na përplasët fuqishëm  për koke .Ne optikën e gjithë kësaj, në kuptimin politik të fjalës kemi dy grupe themeltare : në ata që e drejtuan shtetin, e nuk e mbrojtën mirë  , dhe në grupin e dytë kemi, shumicën të cilët po kërkojnë më ngulm që mos të rrënohet shteti. Secili  prej nesh duhet të kemi qëndrime pozitive nëse vërtetë e duam shtetin. Shteti nuk duhet të na vjen si metaforë,  të na bëhet për një çast banane, për një rast tjetër mish tryeze , dhe ndonjë rast  të tretë - lesh i Mërisë?! Nga pa shkathtësitë tona , shumë çka po shkatërrohet në vend që të ndërtohet edhe atë mirë.

Makinacionet e ndryshme korruptive, kanë bërë që jeta të bëhet jo e mirë për shumicën, e disa  fatkeqe  edhe po merren më kontenjera.  Në çdo shtet demokratik ku ka një gjendje të tillë, qeveritë shkojnë në shtëpi. Në Kosovë po të shpërthen flaka të shprehem në mënyrë figurative për të katër anët , pesë para si jap kush?! Qeveritë e deritashme ishin më shumë qeveri të pa afta për ti avancuar proceset përpara.

Asnjë formacion politike nuk e  dha provimin e shtet ndërtimit dhe mirëqenës si duhet. Sikur  u orkestrua gjithçka për përfitime personale, që është jashtë çdo logjike të shëndoshë! Nuk kemi guxuar të luajmë bixhoz më vlera, nuk kemi guxuar të luajmë më gjakun e mijëra dëshmorëve të kombit, të cilët sot pushojnë gati në çdo cep të Kosovës. Sikur po vije  në shprehje një thënie e huaj ”Shteti është fatkeqësi kur ekziston”. Kjo logjikë  ka ardhur koha të ndryshohet pozitivisht në Kosovë, e që shteti të gjithëve të na bëhet  krenaria dhe lumturia jonë! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".