United ka Ronaldon, por Rangnick i kërkon klubit të blejë urgjent një sulmues

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 10:45
United ka Ronaldon, por Rangnick i kërkon klubit të blejë urgjent një sulmues

Ralf Rangnick ka kërkuar nga Manchester United që të transferojë një sulmues gjatë verës. Trajneri i djajve të kuq ka thënë se klubi ka nevojë për një sulmues të ri.  Kjo menjeherë ka rritur thashethemet për Erling Haaland, që gjithashtu është në listën e Manchester United.

Derisa në anën tjetër, tregon shumë për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, që duket se dita ditës është edhe më larg Unitedit.

United ka vetëm dy sulmues, Cavani që është në vitin e fundit të kontratës dhe Ronaldon, që ka 37 vjet.

“Cavani është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë klubi ka nevojë për sulmuesin më të mirë të mundshëm. Kjo është e padiskutueshme. Mendoj se të gjithë e dinë këtë”, u shpreh trajneri I United. 

(Kosova Sot Online )