Vedat Muriqi tregon pse nuk i eci te Lazio

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 11:26
Vedat Muriqi tregon pse nuk i eci te Lazio

Vedat Muriqi tregon pse nuk i eci te Lazio. Vedat Muriqit nuk i është dashur shumë kohë për t’u përshtatur te Mallorca, që e mori nga Lazio në huazim me të drejtë blerje për 12 milionë euro. Sulmuesi i Kosovës gjeti golin me ekipin ishullor në takimin e parë në La Liga. Aventura me Lazion nuk shkoi ashtu siç pritej, me shtatlartin nga Prizreni që realizoi dy gola në 49 ndeshje me bardhekaltrit. “Kampionati italian ka më shumë cilësi se ai turk, pësova edhe një dëmtim sapo ika te Lazio”.

Në pronocimin e dhënë për El Pais, 27-vjeçari tregon se çfarë i mungoi në kryeqytetin italian. “Më pas u infektova me Covid-19 dhe vuajtja shumë, pasi Lazio është një ekip i nivelit të lartë, nuk ishte e thjeshtë të kapja formën e shokëve.

Në shumë raste më ka munguar edhe fati, por është gjithashtu e vërtetë që kur më kanë dhënë mundësi gjërat nuk kanë shkuar mirë. Ata nuk paguan kot 20 milionë euro për mua.

Në Turqi dhe te Kosova e kam treguar se di të shënoj gola. Mund të shpenzosh 100 milionë euro për një lojtar, por ku ai pëson dëmtime e ka të pamundur të performojë siç duhet, ky është futbolli”, deklaroi Muriqi.

(Kosova Sot Online )