Tifozët shpërthejnë ndaj yjeve të PSG-së: “Mercenarë që paguhen shumë”

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 12:12
Tifozët shpërthejnë ndaj yjeve të PSG-së: “Mercenarë që paguhen shumë”

PSG zhvilloi një merkato super verën e kaluar, të gjithë filluan të besonin tek ëndrra Champions League, por është shumë e vështirë të krijosh një skuadër të fortë, edhe pse yjet mund t’i kesh me bollëk. Ekipi francez nuk po bind deri në këtë fazë të sezonit, Mauricio Pochettino nuk ia ka dalë t’i dhurojë një stil të qartë loje skuadrës, teksa rendimenti i shumë yjeve ka qenë shumë larg pritshmërive. 

Tifozët e PSG-së kanë reaguar me një mesazh thumbues në takimin shtëpiak të mbrëmjes së kaluar kundër Rennes (1-0, Mbappe). “Ekip mercenarësh të paguar shumë dhe pa disiplinë”, lexohet në pankartën e ultrasve kryeqytetas.Ultrasit kanë menduar të shkundin yjet e skuadrës së zemrës katër ditë përpara përballjes më të rëndësishme të sezonit. PSG pret në “Parc des Princes” Real Madrid të martën (15 shkurt), takimi i parë i raundit të 1/8-ve në Champions.

(KOsova Sot  Online )