Allegri: Me gjithë respektin për Milanin, Interi e fiton titullin në Serie A

  • S.A /
  • 14 February 2022 - 09:18
Allegri: Me gjithë respektin për Milanin, Interi e fiton titullin në Serie A

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, komentoi për mikrofonat e DAZN-it për barazimin e bardhezinjve ndaj Atalantës. “Kemi bërë shumë gabime në fazën e realizimit, në hapin e fundit. Pak minuta terror për disa pasime te gabuara dhe pasi falem topat, por De Ligt u sakrifikua dy herë”, tha Allegri. “Pjesa e dytë po aq e mirë sa e para, paradoksalisht me topin tonë humbëm një pasim, ata rifilluan kundërsulmin dhe ne goditje dënimi Malinovskyi ishte i zoti te shënonte. Duhet thënë se skuadra besoi deri në fund dhe Danilo ishte i zoti për të shënuar”.

Ka përfunduar zyrtarisht gara e Scudettos?

“Ishte zyrtare edhe më parë, ka shumë pikë për t’u rikuperuar nga tre skuadra. Gjithmonë duhet të fitosh, është e pamundur. Duhet të mendojmë për vendin e katërt dhe të përmirësojmë performancën”.

A fitojnë kampionatet sulmet më të mira apo mbrojtja më e mirë?

“Unë besoj se në epërsi është sulmi më i mirë dhe mbrojtja e dytë më e mirë. Me përjashtim të Juventusit të Sarrit që kishte pesuar shume, mendoj se mbrojtjet qe pesojne me pak fitojne”.

Kush e fiton kampionatin?

“E kam thënë që nga shtatori, për mua Interi fiton. Me gjithë respekt për Milanin dhe Napolin, por dje ishte një hap i rëndësishëm për Interin”.

Interi është superior ndaj Juventusit?

“Tani për tani, po, ne kemi humbur shumë pikë në ndeshjen e parë. Nëse do të kishim 4 pikë të tjera, do të argëtoheshim.”

(Kosova Sot Online )